​Kurti: Reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë

Aktuale

​Kurti: Reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë.

Në seancën e Kuvendit që i dedikohet Ditës së Mësuesit, kreu qeveritar tha se krahas reformave, edukimi duhet të jetë i lidhur edhe me tregun e punës.

Kurti: Reforma jonë duhet të fillojë nga çerdhet deri te arsimi i lartë

Reforma jonë duhet të fillojë nga çerdhet, ato që i kemi dhe që nuk i kemi dhe të vazhdojë me shkollat fillore dhe të mesme dhe deri tek edukimi i lartë që e dëshirojmë. Hapi tjetër, patjetër që duhet të jetë edukimi i lidhur me tregun e punës. Edukimi nuk mund të jetë cilësor nëse ai nuk siguron një vend pune për qytetarin e Republikës. Rrjedhimisht duhet të lidhim edukimin profesional te të rinjve me kërkesat e tregut në ekonomi”, tha ai.

Kurti, para deputetëve, tha se Kosovës i nevojitet një epope e arsimit.

Kurti: Na duhet një epope e arsimit

Siç çdo kombi edhe ne duhet asgjë më pak se një epope e arsimit. Një epope që e shpall arsimin. Ashtu siç epopeja e që e përkujtuam pardje, dje dhe sot, si epopeja e lavdishme që na shpalli vullnetin për liri, çlirim bashkim dhe pavarësi. PO ashtu na lypet një epope që na ngjallë inteligjencën, vendosjen e vullnetit në racionalitet”, tha ai.

Në mesin edhe të veteranëve të arsimit, Kurti tha se një shtet nuk mund të ecë në mënyrë afatgjatë në ekonomi dhe politikë, po nuk eci në arsim.

Kurti: Çdo sukses në ekonomi dhe politikë duhet të shoqërohet me suksese në arsim

Jam i vetëdijshëm se një shtet dhe një shoqëri nuk mund të ecë në një mënyrë afatgjatë në ekonomi dhe politikë, po nuk eci përpara në arsim. Çdo sukses në ekonomi dhe politikë nëse nuk shoqërohet me një arsim të lartë është se nevojat e përditshme është sukses i përkohshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat