Shtyhen edhe 30 ditë masat emergjente për energji

Aktuale

Shtyhen edhe 30 ditë masat emergjente për energji

Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë mund ta shtrenjtojë edhe më shumë rrymën në Kosovë. Sektori i energjisë është goditur në gjithë bursën ndërkombëtare, andaj qeveria po kërkon t’i vazhdojë edhe për 30 ditë masat emergjente që ia lejojnë kufizimin e përdorimit të rrymës, nëse ka nevojë.

Kjo ide e ministres Artane Rizvanolli e mori aminin në Kuvend, përmes votave të Vetëvendosjes dhe AAK-së.

Deputeti Haki Abazi tha se Kosova mund të përballet me destabilizim në treg, edhe në sektorin privat.

Megjithëse e përkrahi, Pal Lekaj kërkon të veprohet më shpejt në veri.

Më sfiduese u tregua Hykmete Bajrami nga LDK, që tha se masat emergjente nuk qenë efektive.

“Kemi përfunduar me dhënien e 120 milionë eurove nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe me rritje të tarifave”, tha ajo.

Por ministrja Rizvanolli shpjegoi se, megjithatë, i ndalën shpenzimet e tepërta, si ndalja e mihjes së kriptovalutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat