Rusia ‘pushton’ Ukrainën/ Gani Geci deklarohet i gatshëm për mbrojtjen e Kosovës nëse ndodh ndonjë sulm

Aktuale

Rusia ‘pushton’ Ukrainën/ Gani Geci deklarohet i gatshëm për mbrojtjen e Kosovës nëse ndodh ndonjë sulm

Nga: N. Sh. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:37
Gani Geci

Ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci pas ‘pushtimit’ që Rusia po bën në Ukrainë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ai ka një kërkesë për të gjitha partitë politike në Kosovë dhe qytetarët, që të bashkohen dhe t’i mbështesin institucionet e Kosovës për ta mbrojtur popullin dhe shtetin tonë.

Ai thtoë se historia na ka mësuar që në Kosovë kemi bërë gabime, e të cilat kanë ksuhtuar edhe me jetë të njerëzve.

Geci në këtë shkrim shprehet i gatshëm për të mbrojtur Kosovën, nga çfarëdo sulmi që mund të ndodh.

Postimi i plotë:

Të dashur miqë të dashur vllezër e motra Shqiptarë kudo që jeni.

Sot në mëngjes, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, tani kur jemi në kohën e teknologjisë së avancuar informative  dhe të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një agresioni ushtarak të Rusisë në një shtet sovran siç është Ukraina dhe ndoshta edhe jemi në prag të luftës së tretë Botrore.

Unë kërkoj nga të gjitha partitë politike në Republikën e Kosovës dhe qytetarët tanë që të bashkuar ti mbështesim Institucionet e Republikës së Kosovës dhe në harmoni me Kushtetutën e vendit tonë  ta mbrojm popullin tonē dhe shtetit tonë.

Historia na ka mësuar që ne në të kaluarën kemi bërë gabime dhe kemi qenë të ndarë dhe ato gabime na kanë kushtuar edhe me jeta njerzish.

Unë jam i mësuar që në momente të vështira ti mbroj institucionet e vendit tonë të dalura nga vota e popullit, pavarësisht dallimeve politike.

Tani që po duket se ka filluar një epokë e re në Evropë dhe në Botë unë edhe si qytetar edhe si ushtarë i vendit tim kërkoj nga Institucionet e Republikës së Kosovës që në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë SHBA-at Bashkimin Evropian dhe Botën Përendomore të përgatitemi për sfidat që mund të na i sjell e ardhmja e Ballkanit për popullin e Kosovës dhe popullin shqiptarë në përgjithësi ku do që jemi.

Me respekt dhe i gatshëm për ta mbrojtjen vendin tim unë biri i Kosovës Gani Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat