Ish-ambasadori i Kosovës: Perëndimi duhet t’i përgjigjet me embargo totale agresionit rus

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës: Perëndimi duhet t’i përgjigjet me embargo totale agresionit rus

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:43
Edon Cana

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka folur për situatën e krijuar pas sulmeve ruse në zona të Ukrainës.

Cana është shprehur në Info Magazine se pavarësisht gjendjes, nuk pritet të ketë përfshirje ushtarake të shteteve të tjera në përgjigjie të agresionit rus, por vlerëson se veprimi më i duhur do të ishte një embargo totale për ta dobësuar ekonomikisht shtetin e Vladimir Putin.

”Vladimir Putin atë ëndrrën e tij neosovjetike, ai vepron si ish-funksionar sovjetik, por ka ëndrra edhe neoimperialiste ruse të cilët në fjalimin e tij u shpërfaqën dhe me fjalimin e të cilit ne pamë që ai nuk njeh kombin dhe shtetin ukrainas”.

”Dhe tani kemi një invasion të përgjithshëm që do të ketë për qëllim instalimin e një qeverie kukull që do t’i shërbejë Putinit”.

”Ukraina do ta paguajë një çmim shumë të madh, është një fakt që nuk mund të anashkalohet. Ushtria ukrainase, që nga aneksimi, është shumë më e përgatitur sesa ishte atëherë”.

”Por, numrat rusët i kanë, të cilët janë të papërballueshëm për ukrainasit, dhe plani. Presidenti Putin e din saktësisht se çka dëshiron. E këtu e ka një cak specifik. Ai fillimisht do ta fitojë betejën, por në planin afatgjatë”.

”Nuk mendoj që do të ketë përfshirje të shteteve të tjera ushtarakisht në mënyrë direkte. Veprimi më i duhur do të ishte se shtetet perëndimore demokratike, të mbajnë një embargo totale ndaj Rusisë sa i përket gazit dhe naftës. Që ekonomikisht t’i ndalin të gjitha mjetet financiare për shtetin rus”.

”Edhe pse tetë viteve të fundit, shteti rus është përgatitur në mënyrë sistematike dhe financiarisht qëndron tepër mirë. Mos të harrojmë se Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore. Kështu që nuk është lehtë, sepse Putin ka punuar ditë e natë për këtë qëllim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat