“E pret kolapsi i ëndrrës për Serbinë e madhe”, Latifi për Vuçiqin: Zemra i rrah për Putinin, mendja ia kujton Sllobën

Aktuale

“E pret kolapsi i ëndrrës për Serbinë e madhe”, Latifi për Vuçiqin: Zemra i rrah për Putinin, mendja ia kujton Sllobën

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:31
Blerim Latifi

Blerim Latifi ka reaguar lidhur me zhvillimet Ukrainë-Rusi, për të cilat ende nuk ka reaguar presidenti serb, Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atij zemra i rreh për Putinin ndërsa mendja ia kujton Sllobën, përcjell Bota sot.

Ai thotë se cilëndo anë që zgjedh, Putinin apo perëndimin, e pret kolapsi i ëndrrave për një Serbi të madhe.

Postimi i tij i plotë:

Ky Putini i vogël i Beogradit ende nuk foli. Nuk po di kah me i mbajtë. Dihet: zemra i rreh për Putinin, por mendja ja kujton Sllobën. U pat mësu me imitu Titon: me hangër me dy lugë. Tash i janë çrregullu kalkulimet. Duhet të bëj zgjedhjen: ose me Putinin ose me Perëndimin. Në secilën anë e pret kolapsi i ëndrrave për një Serbi të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat