Ish zëvendës drejtoresha e AKI-së, pjesë e konferencës së sigurisë në Mynih

Aktuale

Ish zëvendës drejtoresha e AKI-së, pjesë e konferencës së sigurisë në Mynih

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:46
Ish-zëvendës drejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni

Ish-zëvendës drejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni, ka qenë pjesë e konferencës së sigurisë në Mynih, ku morën pjesë ekspertë e politikanë nga e gjithë bota.

Kjo bëhet e ditur nga disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale.

Vlora Hyseni ishte në pozitën e zëvendës drejtorit të AKI-së për dy vite e gjysmë, ndërsa në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës qëndroi katër muaj.

Aktualisht është këshilltare për siguri nacionale dhe politikë të jashtme e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku vazhdon të jetë e angazhuar në aktivitete ndërkombëtare të sigurisë, si në NATO e institucione tjera të sigurisë dhe diplomacisë në Shqipëri dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat