Burjani: MPB, Komisioni Parlamentar për Siguri, AKI duhet të merren me këtë ҫështje

Aktuale

Burjani: MPB, Komisioni Parlamentar për Siguri, AKI duhet të merren me këtë ҫështje

Nga: H.O. Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 21:48
Blerim Burjani

Derisa është përmendur mundësia që Kosova po përgjohet përmes disa kamerave kineze të vendosura në Kosovë, kanë reaguar ekspertë e njohës të kësaj ҫështje. 

Poashtu, i pyetur nga 'Bota sot' ka folur edhe profesori dhe analisti i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani.

Ai thotë se, kjo ҫështje është temë e ekspertëve të IT-së, pra ekspertët e IT-së duhet të vlerësojnë këtë ҫështje dhe punën e kamerave.

“MPB, Komisioni Parlamentar për Siguri, AKI duhet të merren me këtë ҫështje, nuk është e thënë se vetëm kamera kineze duhet të blehen ka përplotë firma që prodhojnë kamera në shtetet perëndimore”, thotë Burjani për Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat