Biznesmeni kërkon që presidentja, kryeministri, kryeparlamentari dhe kryeprokurori të kenë pagë më të lartë se 5 mijë euro

Aktuale

Biznesmeni kërkon që presidentja, kryeministri, kryeparlamentari dhe kryeprokurori të kenë pagë më të lartë se 5 mijë euro

Nga: A.ZH Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:26
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Biznesmeni dhe pronari i kompanisë "Meka", Burim Piraj, ka thënë se krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, nuk duhet të kenë pagën më të ulët se 5 mijë euro.

Ai ka thënë se presidentja, kryeministri, kryeprokurori dhe kryeparlamentari duhet të kenë pagën më të lartë se 5 mijë euro, pasi vendit i duhen njerëz që nuk korruptohen, përcjell Bota sot.

"Kryetari i vendit!

Kryeministri!

Kryeprokurori!

Kryetari i Kuvendit!

Nuk bon me pas pagën më pak se 5000€!

E di që ka shumë që nuk e kuptojnë këtë çka shkrova, por vendi ka nevojë për njerëz lojalë që nuk korruptohen!

Me këto paga i japim nga 5 mijë e çdo muaj i fitojmë nga 5 milionë, në mos ma shumë.", ka shkruar Piraj në një postim në Facebook.

Në bazë të draft dokumentit të Ligjit të ri për Pagat, Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri pritet që ta kenë koeficientin më të lartë, duke pasuar nga Institucionet e Drejtësisë dhe atë të Sigurisë.

Sipas këtij dokumenti, Presidenti do ta ketë koeficientin 20 sa e kishte 10, Kryetari i Kuvendit si dhe Kryeministri do ta ketë koeficientin 19, Zëvendëskryeministri 17, deputeti dhe ministrat do ta kenë 16./BS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat