Lajmet e rreme mbollën frikë dhe paqartësi, kërkohet vaksinimi i qytetarëve

Aktuale

Lajmet e rreme mbollën frikë dhe paqartësi, kërkohet vaksinimi i qytetarëve

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:12
Platforma CiviKos

Platforma CiviKos mbajti sot konferencën “2 vjet me pandeminë - vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë”.

Hapjen e këtij takimi e bëri drejtoresha Ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini.

Ajo foli për pandeminë si ka qenë dhe si mund të bëjnë një menaxhim më të mirë të saj.

“Ne sot nuk jemi mbledh me shpall të mbyllur pandeminë, por të diskutojmë për pandeminë gjatë këtyre dy viteve, dhe ndikimin në atë se si ndërveprojmë. Përndryshe pandemia na ka mësuar se si duhet të jetojmë tash e tutje”, tha ajo.

Projekti ka pasur edhe një kampanjë vetëdijësimi, dhe sipas tyre suksesi ishte i mirë në bazë të komunikimit me Odën Ekonomike dhe Kombet e Bashkuara të Amerikës.

Rastislav Kostlinik, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, për të hapur këtë takim tha një fjalë rasti. Ai përveç falënderimeve që iu bëri akterëve, foli edhe për gjendjen e pandemisë në Sllovaki.

Ndërsa, Shefi i Zyrës së Koordinatorëve të Përhershëm / Planifikimi Strategjik në Kombet e Bashkuara, Lorik Pustina foli për infodeminë, dhe lajmet e rreme që kanë bërë që njerëzit të distancohen e të bëjnë që të mos vaksinohen.

Ai tha se të gjithë duhet të vaksinohen në mënyrë që pandemia të mos ketë vend më mes njerëzve.

“Në luftimin e infodemisë dhe lajmeve të rreme që kanë mbjell frikë dhe paqartësi, ka bërë të ketë hezitim të marrjes së vaksinës, prandaj ne menduam te bëjmë këtë platformë për të shty shoqërinë civile dhe partnerët tjerë zhvillimorë në mënyre që gjithë akterët të ulemi e të luftojmë lajmet e rreme. Kështu që ne jemi të lumtur që realiteti i ri po e vazhdon suksesin tonë në faza të mëtutjeshme për përqafimin e këtij koncepti dhe zhvillimin e më tutje. Nuk kemi dal nga faza përfundimtare e virusit prandaj duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat dhe ta ulim përhapjen e tij duke marrë vaksinat, mbajtur distancën e mbajtur maskat”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat