Sot mblidhen pesë komisione

Aktuale

Sot mblidhen pesë komisione

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 06:46
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare, ku tri prej tyre do të nisin nga ora 10:00.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, janë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, të ftuar, përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, takohet me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje.

Ndërsa, nga ora 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore

Teksa në ora 15:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, që shqyrton Planin e punës së Komisionit për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat