Shfuqizohet vendimi i kryediplomates Gërvalla

Aktuale

Shfuqizohet vendimi i kryediplomates Gërvalla

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Donika Gërvalla

KPmShCK-ja e ka shfuqizuar një vendim të kryediplomates Donika Gërvalla, për tërheqjen e Sekretares së Parë të Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi është nxjerrë muajin e kaluar nga KPM-ja ka konstatuar se Gërvalla nuk ka arritur të arsyetojë vendimin për tërheqjen e Sekretares së Parë në Britani.

“Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk ka arritur të sqarojë mjaftueshëm situatën faktike mbi bazën e së cilës është marrë vendimi,  respektivisht të sqarojë shkaqet se për çfarë arsye bëhet kthimi i ankuesit nga misioni
diplomatik në Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Diasporës me urgjence ‘brenda 24 orëve'”,
shkruhet ndër të tjera në vendim.

Sipas vendimit, sekretares së Parë e Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ia kishte aprovuar tejkalimin e shpenzimeve për banim, ani pse kjo e fundit kishte bërë kërkesë për një gjë të tillë.

“Ankuesi disa herë radhazi ka kërkuar nga ana e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që t’i aprovojë tejkalimin e shpenzimeve për banim pasi që me limitin e lejuar ka pasur vështirësi te gjej banesë dy dhomës hë, pas ngritjes se çmimeve për patundshmëri pas pandemisë […]”, shkruhet në vendimin e KPmShCK-së.

Sipas këtij vendimi Donika Gërvalla është e obliguar të rishikojë vendimin dhe të konstatoj nëse janë përdorur standarde të dyfishta nga ana e MPJD-së gjatë mos aprovimit të kërkesës për tejkalim buxhetor.

KPmShCK-ja thekson se vendimi i Donika Gërvallës është i paligjshëm dhe si i tillë duhet të kthehet në rishqyrtim.

“Kolegji vlerëson se te metat e tilla te aktit administrativ e bëjnë të paligjshëm Vendimin me numër Nr.ref.438/2021 të datës 11.11.2021 të Zëvendës Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ekziston bazë e mjaftueshme që lënda e ankuesit respektivisht nxjerrja e vendimit për tërheqjen/ kthimin ngamisioni diplomatik ne
Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Diasporës të kthehet në rishqyrtim”,
shkruhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat