Ajeti: Disa patentë shoferë konvertohen automatikisht, për disa tjera gjermanët do të pyesin në Kosovë

Aktuale

Ajeti: Disa patentë shoferë konvertohen automatikisht, për disa tjera gjermanët do të pyesin në Kosovë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:32
Faruk Ajeti

Sot Bundesrati gjerman votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Por, disa patenta do të konvertohen automatikisht, e për të tjerat gjermanët do të pyesin në Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, ka bërë me dije se patentat që janë lëshuar pas datës 1 mars 2018, do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë.

Ndërsa tjerat që janë lëshuar para datës 1 mars 2018, për konvertim duhet të paraqiten tek organet e landeve.

“Të gjithë patentat që janë lëshuar prej datës 1 mars 2018, do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë, ndërsa për poseduesit e patentave që janë lëshuara para datës 1 mars 2018, duhet të paraqiten tek organet e landeve, pastaj ato përmes rrugëve institucionale pyesin palën kosovare për validitetin e patentës për konvertim”, tha Ajeti.

Kjo marrëveshje e cila sot u votua në Bundesratin gjerman do të hyjë në fuqi pas dy javëve, kur të botohet në gazetën zyrtare të Gjermanisë.

“Pas dy jave qytetarët e Kosovës që jetojnë prej vitesh në Gjermani kanë të drejtë t’u drejtohen organeve përkatëse dhe institucioneve gjermane për konvertimin e patentë shoferëve kosovarë”, tha ambasadori Ajeti.

Sipas tij kjo rregullore do të vlejë për shtetasit kosovarë që kanë një vendbanim në Gjermani dhe të cilët e kanë marrë patenshoferin kosovar para së të vinin në Gjermani, ndërsa ata qytetarë të Kosovës që kanë ardhur në Gjermani pa patentshofer dhe që e kanë të rregulluar qëndrimin në Gjermani nuk mund të marrin patentshoferin e Kosovës dhe ta konvertojnë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat