Hoxhaj: Në krah e kemi aleatin tonë më të madh – Amerikën

Aktuale

Hoxhaj: Në krah e kemi aleatin tonë më të madh – Amerikën

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 18:32
Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas dhënies së 500 mijë vaksinave anti-COVID si donacion i ShBA-së për vendin tonë, ka thënë se në këtë luftë nuk mbesim të vetëm.

Nënkryetari i Kuvendit thotë se ne në krah e kemi aleatin më të madh, Amerikën.

“Lufta ndaj pandemisë nuk ka përfunduar ende, për asnjë shtet në botë. Për ta mposhtur COVID-19, bota ka shtuar intensitetin e vaksinimit dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë”.

“Donacioni i SHBA-së, mbi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid, të siguruara për Kosovën nga Presidenti Joe Biden, tregon se në këtë luftë ne nuk mbesim të vetëm. Në krah e kemi aleatin tonë më të madh, Amerikën! Vaksinohuni!”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat