Krasniqi në Shqipëri takohet me Ballën, bisedojnë përafrimin e agjendës shtetërore të dy vendeve

Aktuale

Krasniqi në Shqipëri takohet me Ballën, bisedojnë përafrimin e agjendës shtetërore të dy vendeve

Nga: A.SH Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Kretari i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë në Shqipëri.

Ai është pritur në takim nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ata kanë rënë dakord që të angazhohen edhe më tej në përafrimin dhe koordinimin e agjendës shtetërore së dy vendeve tona.

Postimi në Facebook:

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, nënkryetarët e partisë Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe sekretarin e përgjithshëm Bajrush Xhemaili, sot takova edhe udhëheqësin e shumicës parlamentare ne Shqipëri, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në frymën e një bashkëpunimi shumë të mirë, me Taulantin diskutuam për përgjegjësitë tona si politikanë, si Parti Politike dhe si Grupe Parlamentare, që të angazhohemi edhe më tej në përafrimin dhe koordinimin e agjendës shtetërore të dy vendeve tona.

Shqipëria ka bërë një punë të madhe në avancimin e legjislacionit dhe stabilitetit institucional gjatë kësaj periudhe, andaj Kosova ka çka të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë.

Raportin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur me institucionet e Shqipërisë, jemi shumë të përkushtuar dhe të vendosur që ta avancojmë në nivele akoma më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat