Sa shpenzoi për naftë Haxhi Avdyli për pesë vite si deputet?

Aktuale

Sa shpenzoi për naftë Haxhi Avdyli për pesë vite si deputet?

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:18
Haxhi Avdyli

Kuvendi i Kosovës ka publikuar dje raportet e shpenzimeve të udhëtimit për deputetët që nga viti 2011 deri në vitin 2021.

Ndër deputetët që ka shpenzuar pothuajse çdo vit afër dy mijë euro për shpenzime të udhëtimit, është edhe ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili aktualisht është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas raportit të publikuar nga Kuvendi, Avdyli gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit 2017 ka shpenzuar 570 euro për shpenzime të udhëtimit.

Gjatë vitit 2018, ai ka marrë nga Kuvendi hiç më pak se 2 mijë e 610 euro, ndërsa në vitin 2019 ka marrë 1 mijë e 890 euro.

Shpenzimet e udhëtimit për Avdylin nuk kanë ndryshuar shumë edhe gjatë vitit 2020 dhe 2021, ku në vitin 2020 ai është kompenzuar me 1 mijë e 380 euro për shpenzime të udhëtimit, ndërsa në vitin 2021 ka shpenzuar 1 mijë e 740 euro.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime të ndryshme për publikimin e shpenzimeve të deputetëve në kuadër të shpenzimeve të udhëtimit, teksa Kuvendi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për shpenzime të karburanteve, por të udhëtimeve në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat