Çeku: Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës nuk do të thotë rikthim i historisë

Aktuale

Çeku: Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës nuk do të thotë rikthim i historisë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:11
Ministri Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mbajtur sot konferencë për media në lidhje me debatet që u krijuan për shkak të restaurimit të shtëpisë së Xhafër Devës në Mitrovicë.

Këtë debat, Çeku e ka konsideruar si të panevojshëm e madje edhe të rrezikshëm.

“Populli shqiptar ka dhënë dëshmi historike të angazhimit antifashist, dhe angazhimit në mbrojtje dhe në shpëtim të popullsisë hebreje gjatë Holokaustit”.

Çeku, tha se gjeneza e tërë këtij debati është Serbia.

“Një shtet që mohimin e gjenocidit, dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politikë shtetërore, tenton ta fabrikojë një narracion duke e profetizuar Kosovën si mohuese të Holokaustit, ose duke e paraqit restaurimin e këtij monumenti si rishkrim të historisë” ka thënë ai.

Çeku, theksoj faktin që restaurimi i kësaj shtëpie, nuk do të thotë rikthim në historinë e Xhafer Devës.

Sipas ministrit, monumenti, do të restaurohet për faktin se është në pronësi publike, dhe ka pasur njashtu edhe funksione publike, dhe është në gjendje të dëmtuar.

“Ne si frikësohemi fakteve historike dhe kurrë nuk jemi shmangur si shtet, ballafaqimit me të kaluarën dhe jemi te gatshëm të trajtojmë edhe anën e errët”.

Çeku, tutje theksoj se është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar dhe se i fton të gjithë për reflektim e racionalitet.

“Argumentet profesionale duhet të fitojnë mbi emocionet e momentit, burimi i këtij debati nuk është brenda Kosovës.”, ka shtuar ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat