Mulliqi: Është absurditet i kohës kur rrenacakët dhe banditët i bëjnë politikat shtetërore

Aktuale

Mulliqi: Është absurditet i kohës kur rrenacakët dhe banditët i bëjnë politikat shtetërore

Nga: M.L. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 21:40
Skender Mulliqi

Analisti Skender Mulliqi thotë se është absurditet i kohës kur njerëzit e pakualifikuar na flasin për demokraci, është absurditet i kohës.

“Kjo ngjan me rregullat fashiste të vendosjes, kur njerëzit kleptoman e ruajnë thesarin e shtetit, kur analfabetët ulën në eshalonin e parë të kulturës dhe të artit, kur klaustrofobet i rregullojnë çështjët teknike, kur fabrikat i udhëheqin budallënjtë, kur me muzikë merren ata që nuk kanë shqisa, kur rrenacakët dhe banditët i bëjnë politikat shtetërore dhe rregullimin e shoqërive, kur njerëzit me premisa patologjke i rregullojnë programet dhe mjetet e informacionit, kur katedrat e dijetarëve i mbajnë debilët dhe njerëzit më diploma false”, ka thënë Mulliqi

Sipas tij, gjithë kjo situatë vazhdon deri në okupimin e të gjitha sistemeve siç ka ndodhur në Kosovë për 20 vite, e që ia kanë humbur shumë vlerën e shtetit!

“Kjo për demokraci është non sens dhe është komedi, por që ka pasoja fatale…!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat