Xhevdet Pozhari: Kjo është forca që e kam kërkuar nga Nasim Haradinaj

Aktuale

Xhevdet Pozhari: Kjo është forca që e kam kërkuar nga Nasim Haradinaj

Nga: M.L. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 21:22
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, nëpërmjet një statusi në Facebook, i është rikthyer debatit që pati javë më parë për shkak të një komenti për lotët e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Pozhari e ka lidhur këtë situatë me një ngjarje personale, duke thënë se gjersa vëllain e ka të sëmurë në shtrat dhe hallën do ta varros nesër, ka gjetur forcën për të marr pjesë në një emision televiziv.

E këtë forcë, Pozhari thotë se e ka kërkuar nga Nasim Haradinaj.

Postimi i plotë:

Vëllau më dergjet në shtrat, e hallën që më ka rritur dhe e kam pasur si nënë të dytë nesër do ta varrosi.

Ndërsa sonte do të jem në debat, Context/ATV, ora 20:30.

Kjo është forca që e kam kërkuar nga Nasim Haradinaj dhe që disa nga ju nuk e kuptoni!

Por, kjo forcë vjen nga ndërgjegjja e pastër, nga dashnia për njerëzit dhe vendin dhe mbi të gjitha nga durimi i hekurt me të cilin të pajisë mëshira e Zotit. Gjë që disa nuk kanë nga ta dinë sepse kanë jetuar me "përralla për heronj" të cilët e kanë plaçkitur Kosovën natë e ditë, çdo sekondë pas luftës.

E, ky vend më së paku është i hajnave! Mbi të gjitha është i njerëzve që edhe dhembjen e bartin ndershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat