Blera Deliu: Presidente merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde

Aktuale

Blera Deliu: Presidente merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde

Nga: M.L. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:37
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka hedhur kritika ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila sipas saj ka zgjedhur heshtjen në ditën kur po shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë.

Deliu ka ftuar presidenten që të tregojë arsyen se përse po heshtë ndaj padrejtësisë së qeverisë ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.

Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre.

Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve.

Presidente, përgjigju se tarifat e reja a e cenojnë parimin e përballueshmërisë?

Presidente, qytetarët të kanë votuar për shkak të "guximit" që ke shfaqur për të kundërshtuar vendimet e padrejta ndaj tyre, prandaj, merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat