Nexhmedin Spahiu i reagon ashpër Veton Surroit: A t’ja publikojmë fotografinë me Sllobodan Millosheviqin në Beograd?

Aktuale

Nexhmedin Spahiu i reagon ashpër Veton Surroit: A t’ja publikojmë fotografinë me Sllobodan Millosheviqin në Beograd?

Nga: N. Sh. Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 21:23
Veton Surroi

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj publicistit Veton Surroi.

Spahiu në reagimin e tij të publikuar në Facebook, për Surroin thotë se po përpiqet të poshtëroj figurën e Xhafer Devës.

Sipas tij, kjo Surroi është shumë manipulativ.

Ai pyet se a të ia publikojmë Veton Surroit fotografinë me Sllobodan Millosheviqin në Beograd, apo me Hashim Thaçin në Prishtinë?

Spahiu pyet se me cilën fotografi do të ndjehej më keq Surroi.

“Në vlugun e fushatës së Beogradit kundër Xhafer Devës, Veton Surroi përmes një fotografie të Xhafer Devës me një udheheqës  lokal serb dhe një oficer gjerman, perpiqet ta poshtërojë figurën e Xhafer Devës. Shumë manipulativ a?. Tani, ne a t'ja publikojmë Vetonit fotografinë e tij me Sllobodan Millosheviqin në Beograd apo me Hashim Thaçin ne Prishtine? Me cilen fotografi do të ndjehej me keq”, shkruan Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat