Analisti flet për situatën politike në vend – ka një porosi për pozitën dhe opozitën

Aktuale

Analisti flet për situatën politike në vend – ka një porosi për pozitën dhe opozitën

Nga: M.H. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Analisti politik Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me situatën aktuale në vend.

Ai u shpreh i shqetësuar për situatën që çdo ditë po rëndohet më shumë për qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij është koha që vendi të ketë një qeverisje të drejtë dhe të ketë përparime në lidhje për zhvillimin e shtetit.

Ka ardhur koha për paga solide, ka ardhur koha për barazi për të gjithë, shkruan tutje analisti.

Postimi i plotë

Qe dy decenie po jetojme si në filma tragjiko komik, ku profiteret e politikës dhe të biznesit, krijuan kumari me krimin e organizuar. Pakica në pushtet u bë më e rëndësishme se shumica të cilët po jetojnë që shumë kohë e dobët. Rrëfimin për shtetin e ri të Kosovës , që 22 vite e bënë si “ pordhën në beher”. Me fjale të bukura , e më punë të mbrapshta nuk bëhet shteti. Seriozisht dhe në menyrë dramatike u rrezikua karakteri qytetarë i Kosovës.Qe shumë kohë nuk kemi unitet politike dhe as institucional për gjërat madhore shtetërore dhe kombëtare.No coment, që nëse e zbërthejm është diçka shumë e keqe për ne të gjithë.

Është shumë skandaloze,të bëhët shteti mjet për plaçkitje. Me qeveritarë dhe kuvendarë hajna e banditë nuk ecët përpara. Kosova më shumë u bë kockë e patriotizmit të rremë .Të qenurit shtet sovran dhe i pavaruar është madhore.Një Kosovë e shndërruar në eldorado të krimit e të korrupsionit nuk i duhet askujt. Ka ardhur koha për një jetë të rregulluar, ka ardhur koha për një Kosovë të rregulluar, ka ardhur koha që ta rregullojmë fatin tonë si shtet dhe si komb në Ballkan.Ka ardhur koha për paga solide, ka ardhur koha për barazi për të gjithë…E jo shtetin ta shkelmojmë për në rrotë të samës si deri më tash!Këtë gjë nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët , nuk do ta lejojnë forcat përparimtare … Këtë shkrim të shkurtër do ta përmbyllë më thënien e Sokratit “Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat