Tahiri: Sikur të dëgjoheshin zërat që ishin kundër Rambujesë, tragjedia do vazhdonte në Kosovë

Aktuale

Tahiri: Sikur të dëgjoheshin zërat që ishin kundër Rambujesë, tragjedia do vazhdonte në Kosovë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 13:59
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kujtuar Konferencën e Rambujesë në 23 vjetorin e saj.

Tahiri thekson se Konferenca e Rambujesë ka ndalur gjenocidin serb në Kosovë.

“Kjo Konferencë solli rezultate historike: solli paqën dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999.  falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kunder   Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si Delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë”, ka shkruar Tahiri në një postim në “Facebooj”.

Sipas Tahirit, po të dëgjoheshin opinionet që ishin kundër kësaj marrëveshje, Serbia nuk do të bombardohej dhe lufta do të vazhdonte në Kosovë.

“Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur t’i dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat