Delegacioni i Kosovës nuk u nis për Rambuje më 5 shkurt 1999, kjo ishte arsyeja

Aktuale

Delegacioni i Kosovës nuk u nis për Rambuje më 5 shkurt 1999, kjo ishte arsyeja

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Delegacioni i Kosovës

Nesër bëhen 23 vjet prej kur nisi Konferenca e Rambujesë që është ngjarja më e rëndësishme e historisë së re politike të Kosovës që shënoi fillimin e procesit të shtetndërtimit.

Por, delegacioni i Kosovës nuk arriti atje një ditë më herët, ani se ashtu ishte ftuar nga Grupi i Kontaktit.

Anëtarët e delegacionit tonë nga radhët e UÇK-së nuk ishin të sigurt të shkonin në Aeroportin e Prishtinës, për shkak se pala serbe nuk garantonte siguri për ta me pretekstin se ‘nuk ulen në tavolinë me terroristët’.

Kjo nxiti edhe anëtarët e tjerë të delegacionit kosovar, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, që nuk ishin nga krahu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos donin të merrnin pjesë.

Rexhep Qosja dhe Veton Surroi kishin thënë se nëse nuk lejohen anëtarët e UÇK-së as delegacioni shqiptar nuk do shkojë në Rambuje.

Në Aeroportin e Prishtinës atë ditë ka qëndruar me orë të tëra një avion francez.

Në fund u desh angazhimi i faktorit ndërkombëtar që komplet delegacioni kosovar të arrinte në Rambuje më 6 shkurt.

Ketu mund ta ndiqni një kronikë të realizuar nga TV Klan i Shqipërisë pikërisht me datën 5 mars 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat