Kërkohet që Prokuroria të nisë hetimet për deputetët “mashtrues”

Aktuale

Kërkohet që Prokuroria të nisë hetimet për deputetët “mashtrues”

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:58
Kuvendi i Kosovës

Dyshohet se mashtruan shtetin dhe votuesin e tyre.

Krejt kjo për të përfituar benificione.

Por, nuk është vetëm kjo.

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës mund të kenë telashe edhe me Prokurorinë e Shtetit.

Kjo, pasi që të njëjtit dyshohet se nuk e kanë deklaruar saktë vendbanimin e tyre pranë Kuvendit të Kosovës lidhur me benifitet për udhëtime në bazë të kilometrave.

Nga shoqëria civile po thonë se kjo  është vepër penale.

Mendim të njëjtë për këtë çështje kanë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

“E vetmja mënyrë për tu sqaruar kjo që ka dalë dje flas gjithmonë për deputetët që jetojnë në Prishtinë dhe kanë deklaruar se janë me vendbanim dikund tjetër kjo mund të sqarohet vetëm përmes një hetimi nga ana e Prokurorisë”, është shprehur Miftaraj.

Edhe Demhasaj thotë se Prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë cështje sepse mund të bëhet fjalë për vepër penale të mashtrimit apo të keqpërdorimit të parasë publike.

“Prokuroria duhet me nis hetimet për vepër penale sepse këtu mund të bëhet fjalë për vepër penale të mashtrimit apo të keqpërdorimit të parasë publike sepse në rast se deputetë jetojnë në Prishtinë e në anën tjetër shkojnë e mashtrojnë Kuvendin që jetojnë në vendet prej nga vijnë edhe marrin para për shpenzime atëherë ky është një mashtrim dhe njëkohësisht keqpërdorim i parasë publike , prandaj Prokuroria duhet me i hetu për vepër penale”, ka deklaruar Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat