​Sinani mirëpret propozimin për rikthimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza

Aktuale

​Sinani mirëpret propozimin për rikthimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:30
Ardita Sinani

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka mirëpritur propozimin për rikthimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza dhe pa testin PCR me dy doza.

Ajo në një postim në Facebook ka falënderuar autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh shqetësimet e Komunës së Preshevës në lidhje me këtë çështje.

“Uroj që ky propozim i sotëm të bëhet nesër vendim “, ka shkruar Sinani.

Sinani më herët kishte thënë se masat antiCOVID-19, të vendosura më 22 janar nga Qeveria e Kosovës, kanë vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Luginës së Preshevës për në territorin e Kosovës.

Ajo me atë rast i kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovë t’i shqyrtojë këto masa, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit.

Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19 sot ka propozuar lehtësim të masave antiCOVID. Kufizimi i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë deri në 23:00. Po ashtu është lejuar hyrja në Kosovë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR.

Propozimet nesër pritet të votohen në Qeveri, ndërsa hyjnë në fuqi të shtunën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat