Një njësi e Termocentralit Kosova A jashtë funksionit, Kurti tregon sa mund të zgjas riparimi

Aktuale

Një njësi e Termocentralit Kosova A jashtë funksionit, Kurti tregon sa mund të zgjas riparimi

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:50
Albin Kurti

Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, nga 28 janari është jashtë operimit për shkak të servisimit të tij të rregullt.

Për këtë çështje është deklaruar sot edhe kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kurti tha se nga informacionet që ka nuk bëhet fjalë për ndonjë prishje në këtë njësi të Termocentralit Kosova A, por për një riparim.

E ky riparim sipas Kurtit mund të zgjas deri në 71 ditë.

“Informacionet që i kam marrë unë është se riparimi i këtillë nuk është i paparashikueshëm. Nuk bëhet fjalë për ndonjë avari në termocentralin ‘Kosova A’, por bëhet fjalë për një riparim i cili edhe ashtu ka qenë në kalendarin e riparimeve. Konkretisht Termocentrali Kosova A diku 71 ditë së paku duhet të ketë riparime gjatë vitit, teksa Termocentrali Kosova B 54 ditë”, ka thënë ai.

Ndërkaq zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli pati konfirmuar më parë se sipas planit kjo njësi pritet të kthehet në operim me 27 shkurt 2022.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se nga sonte në ora 24:00 dt. 28.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A do të nxjerret nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, pati thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat