Rexhaj komenton protestën kundër shtrenjtimit të rrymës: Kauzë personale, qytetarët u manipuluan

Aktuale

Rexhaj komenton protestën kundër shtrenjtimit të rrymës: Kauzë personale, qytetarët u manipuluan

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 00:43
Pamje nga protesta e PSD-së

Deputeti Arbër Rexhaj ka komentuar protestën e së shtunës së kaluar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Tha se qytetarët u manipuluan pasi protesta kishte kauzë personale.

Komentet Rexhaj i bëri në emisionin DPT te Fidani.

“Kauzë personale. Mos durim, ta themi në gjuhën më të edukuar, mosdurim ndaj kryeministrit Kurti”, tha Rexhaj.

“Kauza për një çështje sociale mundet të kapërdihet në kuptimin më të lehtë tek qytetarët”, shtoi ai.

“Ata qytetarë të cilët kanë dalë në protestë janë manipuluar sepse ajo protestë nuk është për energjinë elektrike”, tha Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat