Aliu: Po bëhet realitet linja hekurudhore Prishtinë – Durrës

Aktuale

Aliu: Po bëhet realitet linja hekurudhore Prishtinë – Durrës

Më: 31 janar 2022 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës, tashmë po bëhet realitet.

Ai bëri të ditur se janë tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë.

“Jemi tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë se ky projekt është nënshkruar gjatë mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat