U tha se bullizoi profesorin/ Reagon përsëri deputetja Fjolla Ujkani

Aktuale

U tha se bullizoi profesorin/ Reagon përsëri deputetja Fjolla Ujkani

Nga: A.SH Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:18
Fjolla Ujkani

Deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ka reaguar në lidhje me bullizimin e profesorit nga Vushtrria i cili shihej në video duke vallëzuar.

Ajo ka hedhur poshtë bullizimin duke thënë se nuk ka vend në karakterin tim, në asnjë formë dhe për asnjë çmim.

“Reagimi im ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, dhe gjithsesi ruajtjen dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, në këtë rast Gjimnazit, por assesi lëndimin e dikujt tjetër”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Sqarimi në Facebook:

Sqarim për publikun në lidhje me reagimin tim ndaj profesorit Lulzim Paci

Së pari, dua të sqaroj që në karakterin tim, bullizmi nuk ka vend në asnjë formë dhe për asnjë çmim.

E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllimkqija ndaj meje.

Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike.

Reagimi im ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, dhe gjithsesi ruajtjen dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, në këtë rast Gjimnazit, por assesi lëndimin e dikujt tjetër.

Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish gjimnaziste.

Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat