Vëllai i të vrarit në Pejë: Nëse s’vepron gjykata, vjen kanuni

Aktuale

Vëllai i të vrarit në Pejë: Nëse s’vepron gjykata, vjen kanuni

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:00
Elvis Mekaj

Plagët të cilat i mori nga goditja me thikë, 26 vjeçari Elvis Mekaj nga Peja ishin fatale për të.

Dëshmitarë i gjithë ngjarjes së trishtë, ishte vëllai i tij Labinoti.

“Vëllau i ndjerë u ardh e ka lonë kerrin aty edhe ky si në besim ja ka bo tani hajde hajde, edhe vëllau u ardh direkt në thikë”, thotë Labinot Mekaj.

Kjo nuk ishte hera e parë që Elvisi kishte telashe me 24 vjeçarin Kushtrim Selimin, pasi edhe dy herë të tjera ky e kishte therur me thikë viktimën.

Personi i dyshuar nuk është emër i panjohur për organet e rendit, pasi ka edhe vepra të tjera, derisa për këtë të fundit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat