Kurti: Dikush duhet të paguajë për rrymën e shpenzuar, falë subvencionit nuk do të preken qytetarët

Aktuale

Kurti: Dikush duhet të paguajë për rrymën e shpenzuar, falë subvencionit nuk do të preken qytetarët

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:24
Albin Kurti

​Kryeministri Albin Kurti deklaroi se propozimi për ngritje të çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji është barrë e rëndë për qytetarët prandaj kanë vendosur të subvencionojë pagesën e rrymës. Ai tha se ka një diferencë mes energjisë së prodhuar dhe shpenzimit dhe për këtë dikush duhet të paguajë.

“Çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë shumë e rëndë për tu përballur nga qytetari në Kosovë. Rrjedhimisht ne do të vëmë në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimeve të energjisë, konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kilovatë në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Po ashtu, kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimeve të konsumatorëve shtëpiakë të cilët konsumojnë mbi 600 kilovatë, e subvencioni i qeverisë në dispozicion që nuk është thënë të shpenzohet e që varet edhe çmimet në të ardhmen të energjisë në bursën ndërkombëtare do të zbus dukshëm rritjen tarifore”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u shpreh se po planifikojnë të shpallin ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë.

“Po planifikojmë të shpallim ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja të pastra dhe si aksionar të vetëm të KEK-ut. Rivitalizimin e njësive të tanishme dhe diversifikimin e burimeve nga të cilat varet prodhimi i energjisë në këtë ndërmarrje. Njëkohësisht rritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset, në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do të rrisë mbështetjen për qytetarët në nevojë që nuk e kanë të mundur të paguajnë. Ata që do të prekën më së shumti do të kenë një rrjet sigurie, që do t’u garantojmë konsumin për nevojat e tyre”, vijoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat