Arrestohet Drejtori i Spitalit të Ferizajt/ Dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

Aktuale

Arrestohet Drejtori i Spitalit të Ferizajt/ Dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:43
Halit Gërbeshi

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Halit Gërbeshi është ndaluar për 48 orë nga Departamenti për Krime të Rënda në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gërbeshi ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës, në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj thuhet se Brenda afatit ligjor, do të vendoset për procedurat e mëtejme hetimore.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Ferizaj, 14 Janar 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi një mujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat