Gashi i IKD: KPK-ja nuk e ka respektuar bashkëpunimin me ambasadën britanike

Aktuale

Gashi i IKD: KPK-ja nuk e ka respektuar bashkëpunimin me ambasadën britanike

Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:36
Leotrim Gashi

Leotrim Gashi, monitorues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se reagimi i sotëm nga ambasada britanike mund të ndikojë në një proces jotransparent për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

“Në bazë të komunikatës që ka lëshuar Këshilli Prokurorial, është thënë se janë njoftuar të gjitha ambasadat me pikat e rendit të ditës së mbledhjes së KPK-së. Ndërsa në reagimin e ambasadës së Britanisë është thënë se ne kemi pritur përgjigje lidhur me mbështetjen që i kemi ofruar procesit të rekrutimit të kryeprokurorit”, tha Gash.

Gashi tha se arsyetimi i Këshillit Prokurorial i bie se nuk e ka respektuar bashkëpunimin e ndërsjellë të një partneri të rëndësishëm për KPK-në, siç është ambasada britanike.

“Pavarësisht për këtë kritikë, ambasada ka kërkuar transparencë dhe të zhvillohet një proces meritor”, u shpreh tutje Gashi.

“Kjo i lë hije të keqe tërë procesit, pasi kryeprokurori i ri, gjatë gjithë mandatit të tij, do ta ketë mbi kokë problemin dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij si prokuror, me kritika nga partnerët ndërkombëtarë në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat