Vrasja në Pakashticë/ Prokuroria jep detaje

Aktuale

Vrasja në Pakashticë/ Prokuroria jep detaje

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

(E plotësuar 10:08) - Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Rasti po hetohet si vrasje nga pakujdesia.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë se i dyshuari i arrestuar po ashtu është ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se me urdhër të prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurores viktima është dërguar për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë çështje”, deklaroi Ulaj.

***

M.K, 30-vjeçar është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërkaq Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e një personit, ka dalë prokurorja e rastit.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit.

“Ju njoftojme se prokurorja kujdestare ka dale ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e nje personi. Aktualisht jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per t’i sqaruar rrethanat e rastit. Per zhvillimet e tjera do t’ju njoftojme me kohe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

***

Një person ka vdekur në fshatin Pakashticë të Podujevës, pas të shtënave me armë.

Mësohet nga disa burime se pas plagëve që mori nga të shënat me armë nuk mundi t`u bëjë ballë Mentor Kajtazi.

Për vrasjen e tij është arrestuar një person.

I dyshuar për vrasjen e tij është Florim Bujaku.

Ata mes vete ishin baxhanakë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në vendngjarje janë sekuestruardy armë e gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç,  Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy  armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.   Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

Gjuajtje me armë zjarri, dyshohet për një të vdekur në Pakashticë të Podujevës

Një person dyshohet ka humbur jetën nga plaga me armë zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari kanë qenë në gjueti së bashku, ndërkaq nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Personi i vrarë dyshohet se është rreth moshës 38 vjeçare.

Media ka kontaktuar edhe Policinë në lidhje me rastin, por deri në botimin e këtij artikulli nuk kanë kther përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat