Mërgimtari dënohet me një mijë euro gjobë për 15 kg djath të dhisë në kufirin me Kroacinë

Aktuale

Mërgimtari dënohet me një mijë euro gjobë për 15 kg djath të dhisë në kufirin me Kroacinë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një burrë me prejardhje shqiptare i cili jeton dhe punon në Salzburg, më 3 janar derisa kthehej për në Austri, kishte marrë në veturën e ti 15 kilogramë djathë të dhisë.

Ai u ndalua nga kufitarët në Kroaci, dhe u dënuan afro një mijë euro.

48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, dhe zyrtarët doganorë e kishin vërejtur djathin brenda veturës.

Sipas rregullave ndalohet bartja e mishit dhe produkteve të qumështit brenda mjeteve personale të transportit.

“Ndalohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat. Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë. Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”.

Ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën, shkruan Heute.at përcjell Klankosova.tv.

Image
Dënimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat