Kjo është prokurorja serbe që liroi burrin nga Llausha që kishte dhunuar gruan, e më pas e vrau atë

Aktuale

Kjo është prokurorja serbe që liroi burrin nga Llausha që kishte dhunuar gruan, e më pas e vrau atë

Nga: H.O. Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:40
Stojanka Kasaloviҫ

Qytetarët e Kosovës u tronditën nga lajmi i vrasjes së një gruaje në fshatin Llaushë të Skenderajt, nga bashkëshorti i saj.

Skender Qerimaj kishte vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa e ndjera Lirije Qerimaj 48 vjeҫare, vetëm pak ditë më parë e kishte raportuar atë në polici për dhunë fizike. Në këtë rast ishte njoftuar edhe prokurorja kujdestare që ishte Stojanka Kasaloviҫ, prokurore me kombësi serbe.

Vendimi i prokurorë serbe ishte që dhunuesi të lirohet në procedurë të rregullt.

Kjo është prokurorja e cila liroi në procedurë të rregullt burrin që dyshohet se vrau gruan e tij në Llaushë.

Ndërsa vetëm katër ditë më pas, i njëjti ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat