Vrasja në Llaushë, flasin nga Qendra për Punë Sociale në Skenderaj: E ndjera...

Aktuale

Vrasja në Llaushë, flasin nga Qendra për Punë Sociale në Skenderaj: E ndjera...

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:12
Ilustrim

Punonjësi i Qendrës për Punë Sociale në Skenderaj, Ylli Veliqi, ka bërë të ditur se gruaja që është vrarë më 5 janar në fshatin Llaushë të Skenderajt, nuk është paraqitur më herët në QPS, por ka qenë në trajtim vetëm sa i përket ndihmës në asistencë sociale.

“Unë personalisht, më 1 janar të këtij viti, kam marrë një telefonatë nga stacioni policorë në Skenderaj lidhur me rastin në fjalë. Kësaj telefonate i jam përgjigjur dhe kam shkuar direkt në stacionin policorë, bashkë me zyrtarët policorë kemi marrë një deklaratë fillestare prej viktimës ose të ndjerës tani, e njëjta nuk ka raportuar prapë se ka qenë viktimë e dhunës në familje për këto ditë që lam pas. Mirëpo ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj me vite të tëra, për një kohë në të kaluarën,” ka thënë Veliqi.

Më tej, Veliqi tha se QPS pas shqyrtimit të rasteve të tilla vendos për strehim apo jo duke pasur parasysh edhe vullnetin e viktimave të dhunës në familje.

“Në këtë rast e dimë që tani e ndjera ka refuzuar që të strehohet në një Qendër që ne i kemi marrëveshje në disa qytetet të Kosovës, pa dashur të përmendim cilat janë ato, e njëjta ka refuzuar. Mirëpo ka gjetur mbështetje nga djali i saj i cili e ka shoqëruar në polici, që i njëjti është shprehur se është i gatshëm që të kujdeset për nënën e tij në familje, apo në shtëpinë e tyre në fshatin Llaushë.”

Theksojmë se më 5 janar të mërkurën Policia njoftoi se një 51-vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij në Llaushë të Skënderajt.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vend ngjarje është sekuestruar një armë dhe gjashtë fishekë, teksa i dyshuari pas intervistimit është në ndaluar në ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat