Deri në 40 minuta pritjet te “Dheu i Bardhë” dhe në “Merdarë”

Aktuale

Deri në 40 minuta pritjet te “Dheu i Bardhë” dhe në “Merdarë”

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:53
Pikat kufitare.

Deri në 40 minuta janë pritjet në pikat kufitare “Dheu i Bardhë” dhe “Merdarë” për të dalë nga Kosova.

Në të dhënat e publikura në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shihet se kolonat në këto dy pika kufitare janë deri në 70 metra.

Këto kolona janë shkaktuar për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në vend për festat e fundvitit.

Ndërkaq, në pikat kufitare si Jarinjë, Vërmicë, Hani i Elezit, e Bërnjak, pritjet për të hyrë apo dalë janë normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat