Ky është numri i bashkatdhetarëve që erdhen për festat e fundvitit në Kosovë

Aktuale

Ky është numri i bashkatdhetarëve që erdhen për festat e fundvitit në Kosovë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 23:43
Aeroporti Adem Jashari

Rreth 180 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovës nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” për festat e fundvitit­.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, ka thënë se që nga fillimi i vitit e deri më tani në Kosovës kanë ardhur 2 milionë e 165 mijë e 991 udhëtarë.

“Nga fillimi i vitit e deri më sot në Kosovës kanë ardhur 2 milionë e 165 mijë e 991 udhëtar, ndërsa vetëm gjatë muajit dhjetor, kanë fluturuar rreth 1 mijë e 500 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë”, tha Gara.

Diaspora është një nga burimet kryesore të të ardhurave ne Kosovë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor 2021, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 956 milionë euro, me një rritje prej 20 për qind nga viti i kaluar.

“Viti 2021 shënoi një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë, ku vlera e tyre deri në fund të muajit tetor është 956 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 20 për qind”, ka treguar guvernatori Fehmi Mehmeti.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave deri në fund vitit 2018,të Agjencisë së Statistikave (ASK), është më shumë se 850 mijë banorë.

Numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat