Dalin rezultatet e analizave për helmimin e disa nxënësve në Lipjan

Aktuale

Dalin rezultatet e analizave për helmimin e disa nxënësve në Lipjan

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Ilustrim

Kanë rezultuar pozitivë analizat për helmimin e disa nxënësve nga fshati Shalë e Lipjanit, të cilët dyshoheshin që ishin helmuar në fillim të nëntorit të këtij viti. Kështu ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.

Nxënësit dyshohet se ishin helmuar si pasojë e konsumit të ushqimit në një fast food.

“Fsh. Shale Lipjan 06.11.2021-09:30. Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast fodd. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat