Rasti i Nezir Mehmetajt/ Familjarët kërkojnë lirimin e tij nga Serbia

Aktuale

Rasti i Nezir Mehmetajt/ Familjarët kërkojnë lirimin e tij nga Serbia

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 22:31
Nezir Mehmetaj

Nezir Mehmetaj po mbahet për dy vite padrejtësisht në burgjet e Serbisë.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe me dyshimin se ka kryer krime lufte. Po, Neziraj gjatë kohës së luftës nuk ka qenë fare në Kosovë. Ai në atë ishte në shtetin zviceran.

Ndërkaq, familjarët e tij vazhdimisht po e kërkojnë lirimin e tij. Ata kanë organizuar një protestë më 10 janar para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar lirimin e Nezir Mehmetajt.

Në një intervistë për “Bota sot”, Valon Mehmetaj, vëllai i Nezirit, ka thënë se me anë të kësaj proteste do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në mënyrë që  vëllai i tij të lirohet.

“Deri me sot jemi munduar me atë çfarë kemi ditur dhe çfarë kemi mundur, por nuk kemi pasur fuqi të bëjmë diçka më shumë si familje, dhe me arsyen e plotë dhe me çdo të drejtë njerëzore do kërkojmë mbështetje nga qytetarët tonë, dhe përmes kësaj proteste që do mbahet në shesh, afër/përballë objektit të qeverisë,  të ndikojmë që kjo padrejtësi të ndërpritet dhe të lirohet vëllai ynë Nezir Mehmetaj”, ka thënë Valon Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat