Durmishi thotë se Abdixhiku dhe Abrashi kanë punuar nën direktivat e Pal Lekaj në Ministrinë e Infrastrukturës

Aktuale

Durmishi thotë se Abdixhiku dhe Abrashi kanë punuar nën direktivat e Pal Lekaj në Ministrinë e Infrastrukturës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 00:59
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Pal Lekaj ka qenë “shef” në Ministrinë e Infrastrukturës në kohën kur zyrtarisht ministra ishin Lumir Abdixhiku e më pas Arban Abrashi.

Sipas Durmishit, Lekaj me bashkëpunëtorët e tij Valmira Bllaca dhe Betim Reçica kanë marrë vendime në këtë ministri, anipse nuk kanë qenë në pozita udhëheqëse.

“Lumir Abdixhiku është marrë vetëm me punët e mjedisit dhe një kontratë të Bechtel-it që është anuluar dhe me tjetër send nuk është marrë. Njerëzit e Pal Lekaj ia kanë udhëhequr Ministrinë. Betim Reçica dhe Valmira Bllaca bashkë me Pal Lekajn çfarë kanë dashtë kanë bërë edhe kur ka qenë Lumiri edhe kur ka qenë Arbani”, tha ndër të tjerash zv. ministri i Infrastrukturës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili mes tjerash, Qeverinë Kurti e ka cilësuar si “praktikanta”.

“Jeni praktikanta. Edhe pas meje janë ndërru edhe tre ministra”, ka thënë Lekaj përmes një mesazhi.

Në anën tjetër, Durmishi ka insistuar duke thënë se “ministër real ka qenë ai (Pal Lekaj), derisa kam ardhë unë. Derisa kam ardhë unë, ai ka qenë ministër”, është përgjigjur Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat