Prokuroria merr vendim për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Aktuale

Prokuroria merr vendim për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me iniciale G.R., dhe M.H., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Të njëjtit, natën e mbrëmshme me datë 28 dhjetor 2021, gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në rrugën “Mbretëresha Teutë“ në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me iniciale A.M”, njofton prokuroria,

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat