Lekaj: Kurti të mos thurë vargje, por të zgjidhë problemin e qytetarëve me rrymë

Aktuale

Lekaj: Kurti të mos thurë vargje, por të zgjidhë problemin e qytetarëve me rrymë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ofrojë zgjidhje urgjente për krizën energjetike në vend.

“Kryeministri nuk është këtu që të thurë vargje por që të ofrojë zgjidhje dhe t’u ofrojë rrymë qytetarëve. Qeveria Kurti duhet të veprojë urgjentisht dhe do të ketë përkrahjen tonë në zgjidhjen e problemit”.

“E ka pushtetin, fuqinë dhe numrat për të zgjidhur problemet. Deri para një viti, nuk kemi pasur probleme me energjinë elektrike, edhe pse i kemi paralajmëruar, por e kanë marrë si gjë politike dhe jo që të fillojnë të analizojnë çështjen”.

Lekaj, në “Info Magazine”, deklaroi se qeveria Kurti nuk duhet të vajtojë dhe të fshihet pas qeverive të kaluara, por të jetë transparent me qytetarët për të gjitha vendimet që do të marrë, njofton Klankosova.tv.

“Ishte e domosdoshme që të debatohet për krizën energjetike, pasi kemi hyrë në një krizë të thellë energjetike. Kjo qeveri më tepër ka praktikën që të ketë veprimet ‘ad-hock’ sesa të bëjë një analizë paraprake që të zgjidhë problemet”.

“Me këtë krizë Kurti nuk ka rrugëdalje dhe lë fajtore qeveritë paraprake dhe duhet të ofrojë zgjidhje e mos të vajtojë”.

Nga kryeministri kërkohet që të dalë dhe të ballafaqohet me qytetarët për çfarëdo vendimi dhe jo të fshihet pas qeverive të kaluara. Besoj që deri në mars do të ketë krizë energjetike e edhe shtrenjtim të rrymës e për këtë duhet të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve vetë”, tha Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat