“Të ballafaqohet me gabimet e të kaluarës, jo t’i fut nën qilim”, Shasha i reagon opozitës për kritikat ndaj qeverisë

Aktuale

“Të ballafaqohet me gabimet e të kaluarës, jo t’i fut nën qilim”, Shasha i reagon opozitës për kritikat ndaj qeverisë

Nga: G.B Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Demush Shasha

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka thënë se ka një problem kronik me opozitën që fillimisht akuzoi qeverinë për anti-amerikane, më pas akuzuan për ushtrinë, vaksinat dhe tani për energjinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se opozita duhet të bëhet më e arsyeshme me kritikat dhe të zgjedh me vëmendje betejat e saj, përcjell Bota sot.

Shasha ka thënë se opozita duhet të mos i injorojë pasojat e qeverisës së saj pasi të gjitha problemet e Kosovës janë pasojë e qeverisjes 20 vjeçare të opozitës dhe jo të Kurtit që po qeveris që disa muaj.

Ai ka thënë se opozita duhet të ballafaqohet me gabimet e të kaluarës dhe jo t’i fut nën qilim ato dhe nuk duhet ta keqpërdor krizën nacionale.

Postimi i tij i plotë:

Ka një problem kronik me opozitën. Fillimisht akuzonin qeverinë për anti-amerikane. Qeveria doli amerikane. Shkuan aq larg sa që thoshin do të largohet ushtria amerikane. Ushtria nuk lëvizi. Pastaj, gjatë pandemisë akuzonin qeverinë si e paaftë për të siguruar vaksina. Qeveria siguroj vaksina. Pastaj thanë po e kap shtetin. Doli që fituan në të gjitha komuna. Tani, gjatë krizës energjetike akuzojnë qeverinë si të paaftë për të siguruar rrymë.

Çfarë dua të them? Kërcimi kaotik i opozitës nga tema në temë, në mungesë të kritikës thelbësore vetëm se po e ekspozon shkurtpamësinë e opozitës. Në vend të një inflacioni kritikash pa sens dhe busullë, opozita duhet të bëhet më e arsyeshme duke i zgjedhur me vëmendje betejat e saja.

Ama opozita duhet të bëjë edhe një gjë. Ajo duhet të jap fund injorimit të pasojave të qeverisjes së saj. Asnjë nga problemet e Kosovës nuk janë pasojë e qeverisjes disa mujore të Kurtit, por qeverisjes 20 vjeçare të opozitës. Rrjedhimisht, opozita duhet të ballafaqohet me gabimet e së kaluarës, jo ti fut ato nën qilim. Rilindja e opozitës nuk mund të bëhet duke futur kokën në zall përball pasojave të qeverisjes 20 vjeçare të saj, por duke pranuar përgjegjësinë për gabimet e së kaluarës.

E fundit. Partitë serioze politike përmbahen nga “bejsbolli politik” në kohë krizash. Rrjedhimisht, opozita duhet të jap fund keqpërdorimit të krizave nacionale. Qytetarët nuk janë dele. Në kohë normaliteti politik ata mirëkuptojnë cirkun politik dhe çdo gjë që vije me të. E mirëkuptojnë sepse nuk preken direkt nga ai. Ama në kohë të rralla të krizave të vërteta nacionale ata presin përgjegjësi nga liderët e tyre pasi që pasojat mbi qytetarët janë të drejtpërdrejta. Në këto situata qytetarët nuk lejojnë të përdoren si mish për top në karagjozllak politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat