KEDS jep detaje për shpërthimin, kjo është gjendja e punëtorit të lënduar

Aktuale

KEDS jep detaje për shpërthimin, kjo është gjendja e punëtorit të lënduar

Nga: B.S Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 13:56
KEDS

(E plotësuar 14:07) - Një shpërthim ka ndodhur në KEDS para pak momentesh. 

Përmes një komunikate për media, KEDS ka njoftuar se një punëtor është lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV, në lagjen Ulpiana, përcjell Bota sot.

Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë dhe nënstacioni është jashtë pune aktualisht.

Njoftim nga KEDS lidhur me shpërthimin

Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. SI pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë.

Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit.

Shpërthim në KEDS, një person i lënduar

Një shpërthim është dëgjuar para pak çastesh në zyret qendrore të KEDS-it në kryeqytet.

Nga ky shpërthim duket të ketë pësuar një person, që edhe është lënduar.

Lajmin për lëndimin e një personi e ka konfirmuar edhe Bujar Bujupaj.

“Po, një person është lënduar”, ka konfirmuar shkurt Bujupaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat