Bahtiri me thirrje ndaj asamblistëve të VV-së: 4 vite në opozitë shkojnë shpejt, mos u përçani

Aktuale

Bahtiri me thirrje ndaj asamblistëve të VV-së: 4 vite në opozitë shkojnë shpejt, mos u përçani

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:43
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me anë të një postimi në Facebook u është drejtuar asamblistëve të VV-së në këtë qytet duke u thënë se duhet të qëndrojnë të bashkuar.

Bahtiri ka bërë thirrje për unitet, pas përçarjeve që kishin në zgjedhjet lokale ku humbi në raundin e parë nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.

“Të dashur asamblisitë të Vetëvendosjes, më lejoni që edhe publikisht të ju uroj secilit prej juve detyrën e marrë, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit.

Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat