Eskalimet e Ganimete Musliut/ Dikur e kishte cak Liburn Aliun, sot Faton Pecin

Aktuale

Eskalimet e Ganimete Musliut/ Dikur e kishte cak Liburn Aliun, sot Faton Pecin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:03
Pamje nga përleshja në Komision, kur Ganimete Musliu gjuan me ujë Faton Pecin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur keq me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, gjatë mbledhjes së komisionit në të cilën po raportonte Peci.

Musliu e ka quajtur rrugaç, derisa e paralajmëroi se do “shihen në gjykatë”.

Jo gjithçka përfundoi me këtë pralajmërim, Musliu eskaloi deri po largohej nga mbledhja ku e ka gjuajtur me gotë me ujë ministrin Peci.

Ky nuk është rasti i parë që deputetja Ganimete Musliu ka eskaluar në kuvend.

Ajo në qershor të vitit 2013 për pak sa nuk e kishte gjuajtur me këpucë Liburn Aliun që në atë kohë ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë seancës, derisa po fliste me koleget e saj të partisë, kapi një gotë me të cilën “synim” kishte sulmin ndaj Aliut që në ato çaste ishte në foltore.

Por, Musliu për një çast ndërroj mendje duke e lëshuar gotën dhe duke e kapur këpucën e saj e duke “elaboruar” një gjuajtje drejtë tij.

Ndërkohë, kur i kujtohet se kamerat mund ta kenë xhiruar, ulet duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat