LDK dhe PDK lidhin koalicion në një komunë

Aktuale

LDK dhe PDK lidhin koalicion në një komunë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim, logo e PDK-së dhe LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Komunës së Vitisë, të cilat kanë deklaruar se ende nuk është zyrtarizuar koalicioni, por kjo pritet të bëhet së shpejti.

Siç mësohet si rezultat i kësaj marrëveshjeje, PDK-së  do t’i takojë kryesuesi i Kuvendit dhe katër drejtori.

Ndryshe, kryetar i Vitisë është rizgjedhur Sokol Haliti nga LDK-ja. Ai ishte në garë me Bekim Azizin e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat