Mulliqi: Pushteti i Gruevskit tashmë i ikur nga Maqedonia Veriore, akuzon shqiptarët e vrarë dhe të burgosur për terrorizëm

Aktuale

Mulliqi: Pushteti i Gruevskit tashmë i ikur nga Maqedonia Veriore, akuzon shqiptarët e vrarë dhe të burgosur për terrorizëm

Nga: H.O. Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Grupi Kumanova

Analisti politik, Skender Mulliqi thotë se ngjarja e 9 majit të vitit të 2015 në Kumanovë, ku  pat një përplasje të armatosur, por kryesisht nga sulmet me artileri dhe armë të rënda nga shteti maqedonas, patën mbetur shumë të vrarë dhe të plagosur, shumica shqiptarë. Kjo ngjarje kishte ngjallur reagime të ndryshme deri te ato ndërkombëtare.

“Në këtë aksion policoro-ushtarak u vranë 10 luftëtarë të lirisë, 8 policë maqedonas dhe pati edhe shumë të plagosur më shumë dëme materiale të pronave dhe shtëpive shqiptare, në përballje më pushtetin shovinist të NikollaGruevskit. Ngjarjes i parapriu gjendja e keqe politike në Maqedoni, ku opozita publikonte përgjimet të ashtu-quajtura "bomba qeveritare", ku njerëzit e kabinetit qeveritar kishin diskutuar për korrupsion dhe biseda nacionaliste anti-shqiptare sidomos ai i Ministres së Brendshme, Gordana Jankulovska, e cila kishte thënë se "Shqiptarët e Maqedonisë mund ti zhdukim brenda një ore" dhe "me shqiptarët duhet t’i lajmë duart", vlerëson Mulliqi.

Sipas tij, kjo deklaratë luftënxitëse e Jankullovskës, dhe veprimet antishqiptare  të pareshtura, të përcjellura edhe me incidente të ndryshme deri në vrasjen e shqiptareve nga regjimi kriminal i NikollaGruevskit, kanë qenë indikatorët e reagimit të pjesëtarëve të UÇK-së, për tu dalë në ndihmë vëllezërve të tyre në këtë Republikë, të cilëve vazhdimisht ju mohuan të drejtat legjitime që u takojnë.

“Një pushtet fashist siҫ ishte pushteti i Gruevskit tashmë i ikur nga Maqedonia Veriore, akuzoi shqiptarët e vrarë dhe të burgosur për terrorizëm. Aksione të tilla antishqiptare kishte pasur shumë herë të pushtetit të Gruevskit gjoja në ndjekje të pjesëtarëve të UÇK-së, e në fakt ishte presion i hapur për t’i larguar shqiptarët nga vatrat e tyre shekullore, sidomos të zonave kufitare. Reagimet e pushteteve të atëhershme të Kosovës dhe të Shqipërisë ishin të zbehta për ngjarjen në Kumanovë, kur pjesëtarët e UÇK-së, e disa prej tyre të zënë rob u maltretuan dhe u ekzekutuan jashtë ligjeve për robërit e luftës”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se, përpos Grupit të Kumanovës që janë dënuar shumica me burgim të përjetshëm, ka edhe shumë të burgosur të tjerë shqiptarë, luftëtarë të lirisë, të cilët janë dënuar me shumë vite heqje lirie.

“Sikur pak sa ka filluar interesimi e që do të duhej të ishte shumë më i madh për të burgosurit  e Kumanovës, dhe për të burgosurit e tjerë në Maqedoninë e Veriut, një shtet ky që shumë ngjanë në një banana republikë. Për shkak të mosbesueshmërisë të organet relevante të këtij shteti, mua më duket se Kosova, duhet të bëjë trysni edhe te faktori ndërkombëtar për një proces të ri gjyqësor për Grupin e Kumanovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në paraqitjen e përbashkët para mediave me presidentin e Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovështë pyetur për rastin gjyqësor “Lagjja e trimave” apo Rasti i Kumanovës”, thotë Mulliqi për ‘Bota sot’.

Mulliqi ka përmendur edhe deklaratat e Presidentes Vjosa Osmani për këtë rast.

“E pyetur se a e njeh si presidente aktakuzën në këtë rast, Osmani tha se duhet të pritet që rasti të përfundojë në Gjykatën Supreme në Shkup, kjo me qëllim që më pas të dihet se çfarë hapash të ndërmerren.Presidentja Osmani ka kujtuar premtimin e Zaevit, që të bëhet një hetim ndërkombëtar lidhur me“Rastin Kumanova”, duke shprehur edhe gatishmërinë e Kosovës.Kurse në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dërguar përmes ambasadës në Shkup, për t’i vizituar të burgosurit në rastin “Lagjja e Trimave”, vlerëson Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat